Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa është ndarë nga i dashuri i saj, regjisori Romain Gavras. Burime për “The Sun” bëjnë me dije se ata i kanë dhënë fund lidhjes pas një romance tetë mujore.
Sipas të njëjtit burim, artistja dëshiron që të përqendrohet vetëm te muzika përpara publikimit të albumit të saj të tretë. Kujtojmë që këngëtarja shqiptare me famë botërore konfirmoi se kishte nisur një lidhje me Romain në mars, kur të dy u fotografuan së bashku pas përfundimit të sfilatës së Saint Laurent në Javën e Modës në Paris.
Sakaq dyshja u panë për herë të fundit duke shijuar një natë së bashku muajin e kaluar.