Lefter Alla, ish-kryebashkiaku i Bulqizës, ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë. Alla kërkon ndryshimin e masës “arrest me burg” në një masë më të butë sigurie.
Alla akuzohet për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “shpërdorim të detyrës”.
Ish-kryebashkiaku u arrestua më 15 mars 2023 bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre mbi dyshimet e abuzimit në një tender me vlerë 3 milionë euro.