Ish-banori i “Big Brother”, Jetmir Salaj, i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij të fundit që ka bërë në rrjetet sociale.
Kjo deklaratë lidhet me çiftin Kiara-Luiz. Jetmiri dikur e kryqëzoi dyshen pasi nuk besonte tek dashuria e tyre brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania.
Jetmiri ka kërkuar falje publike për këtë mosbesim dhe i ka uruar çiftit më të mirat.
“Së pari, duhet të kërkoj falje që nuk kam besuar te dashuria juaj. E dyta: uroj më të mirën për ardhmërinë tuaj”, ka thënë ai.