Pas fitores së madhe në zgjedhjet parlamentare në Holandë, Geert Wilders po kërkon të bashkëpunojë me parti të tjera për të formuar një qeveri koalicioni. Ai është zotuar se do të ndalojë emigrimin në Holandë si dhe do të bllokojë anëtarësimin në Bashkimin Evropian të çdo vendi që pretendon të bëhet pjesë e familjes europiane, përfshirë këtu edhe Ukrainën.
Fituesi i zgjedhjeve parlamentare, njihet për politikat e tij anti-islamike. Ai u dënua për diskriminim nga një gjykatës holandez pasi ofendoi marokenët në një tubim fushate në vitin 2014. Myslimanët në Holandë përbëjnë rreth 5% të popullsisë. Grupet myslimane kanë shprehur shqetësim për fitoren e tij.