Sektori i Krimit Ekonomik pranë Policisë së Tiranë ka arritur që të godasë disa argjendari të cilat shisnin produkte kontrabandë. Në total janë proceduar në gjendje të lirë 7 pronarë argjendarie, të cilët i kishin bizneset e tyre në ‘Myslym Shyri’ dhe tek ‘Rruga e Dibrës’.
Këta persona dyshohet se kishin futur kontrabandë mallra me vlerë të markave të njohura ku produktet e tyre nuk lejohen që të shiten në dyqane të pa licencuara. Dyshohet se këto produkte vinin nga Turqia drejt Shqipërisë. 7 pronarët e argjendarive akuzohen për veprën penale të kontrabandës dhe fshehjes së të ardhurave.