Një efektiv policie në Kosovë ka mbetur i plagosur me armë zjarri gjatë një grabitje.
Sipas policisë, efektivi është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Plagosja ndodhi pas një konfrontimi mes efektivit dhe grabitësit.
“Policia ka pranuar informacion se në një dyqan zyrtar në Suharekë ka ndodhur një grabitje. Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë hasur në konfrontim. Si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, një zyrtar policor ka marrë plagë në këmbë nga një plumb. Zyrtari policor është duke marrë trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.