Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme janë arrestuar 11 persona në kuadër të një operacioni.
Bashkë me ta është arrestuar edhe ish-drejtori i Policisë, Erzen Breçani.
Burime bëjnë me dije se të arrestuarit janë vënë në pranga për trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.