Sulmuesi i Kombëtares holandeze, Bas Dost është tërhequr nga futbolli, për shkak të problemeve shëndetësore.
Sulmuesi i njohur, pësoi atak kardiak dy javë më parë, gjatë ndeshjes NEC-AZ Alkmaar. Bas Dost arriti të shpëtojë falë ndërhyrjes së menjëhershme të stafit mjekësor.
Sulmuesi ka dalë nga spitali, por si masë paraprake iu vendos një defibrilator i brendshëm.
“Jam i lumtur që jam kthyer në shtëpi dhe do të shërohem tani. Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe”, tha Dost.