Edona James, konkurrentja e Big Brother Vip Kosova, ka rrëfyer një ngjarje të rëndë nga jeta e saj personale.
AJo ka ndarë me banorët e tjerë momentin kur partneri i saj ka kryer vetëvrasje. Edona tha se e kishte gjetur atë të varur. Ajo tha se të dy e donin shumë njëri-tjetrin.
“I kisha 20 vjet, ai e ka varur veten, unë e kam gjetur në mëngjes, për shkak të punës që kam bërë unë, nuk ka mundur ta përballojë, e ka shkruar një letër, u zgjova në mëngjes, ma ka ndjerë zemra. E kam dashur shumë, më tha një natë më herët ‘nëse nuk do kishe ardhur në shtëpi tani do e vrisja veten’, po unë nuk e kuptova, më donte shumë edhe ai mua. Ky ka qenë rasti më i rëndë për mua në jetë”, tha Edona.