Lista e kombëtares ka pësuar një ndryshim për dy ndeshjet e fundit të Euro 2024 ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.
Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit Arlind Ajeti do të mungojë në këto dy sfida për shkak të një dëmtimi.
Mbrojtësi është dëmtuar gjatë ndeshjes së fundit në kampionatin rumun me Cluj dhe ka marrë një dëmtim në muskujt e pasëm të kofshës së majtë.
Mjekët i kanë rekomanduar Ajetit pushim derisa të rikuperohet.