Udhëheqësit arabë dhe myslimanë kanë kërkuar një rezolutë të detyrueshme të OKB-së për t’i dhënë fund “agresionit” të Izraelit në Gaza.
Në një komunikatë pas samitit të vendeve arabe dhe islamike në Arabinë Saudite, liderët hodhën poshtë pretendimet e Izraelit për vetëmbrojtje. Ata thanë se Izraeli po justifikohet për operacionin ushtarak dhe bombardimin ajror të Gazës.
57 liderë, përfshirë Bashar al-Assadin e Sirisë dhe Ebrahim Raisi të Iranit, ishin mbledhur në Riad për të diskutuar bombardimin e Izraelit në enklavën e rrethuar palestineze.