Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka vendosur të garojë në zgjedhjet presidenciale të marsit. Ky vendim pritet ta mbajë atë në pushtet deri në vitin 2030.
Duket se Putin e ndien se i duhet ta udhëheqë Rusinë në periudhën më të rrezikshme në dekadat e fundit, referuar këtu luftës së nisur në Ukrainë.
Putin ka shërbyer si president më gjatë se çdo udhëheqës tjetër rus që prej Josef Stalinit, duke mposhtur edhe sundimin 18-vjeçar të Leonid Brezhnevit.
Këshilltarët e tij liderit rus po përgatiten për fushatën zgjedhore. Ai gëzon një mbështetje prej rreth 80% brenda Rusisë sipas sondazheve.