Policia nuk ka identifikuar ende autorët që plagosën me armë mbrëmjen e së enjtes 46-vjeçarin Agim Hida në Bathore. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja. Hida ka marrë 2 plumba në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut.
Ai ka qenë i ulur në një lokal në këtë zonë kur një prej autorëve që lëvizin me motor e qëlluan me armë nga një distancë e afërt duke e lënë të plagosur. Policia po verifikon të kaluarën e vëllait të tij, pasi disa vite më parë është akuzuar se ka kryer një vrasje npë zonën e Yzberishtit në Tiranë. Flamur Hida, tek i cili është përqendruar hetimi akuzohet për vrasjen e italianit, Stefano Rossi vite më parë.
Ndërkohë, në ato pak fjalë që ka deklaruar Agim Hida në spital pas plagosjes, është shprehur se ka qenë errësirë dhe nuk i ka parë autorët. Në komisariat janë shoqëruar vetëm dëshmitarë okularë dhe persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.