Emetimet e gazrave serë duket se do të kalojnë kufirin prej 1.5 gradë Celsius më shpejt se sa ishte parashikuar. Kufiri i 1.5 gradë Celsius mund të shkelet vazhdimisht deri në vitin 2030.
Sipas tyre, emetimet rekord të dioksidit të karbonit po luajnë një rol kyç në tre viteve të fundit. Temperaturat e vitit 2023 tejkaluan pritshmëritë ku në disa vende arritën vlera rekord të paparashikuara më parë.
Shkencëtarët thonë se kufiri 1.5 gradë Celsius është një komponent kyç i premtimeve të bëra nga liderët politikë kur ata nënshkruan marrëveshjen e Parisit për klimën në 2015. Ata morën përsipër të mbanin rritjen e temperaturave globale shumë më poshtë se 2 gradë Celsius.
Por me rritjen e emetimeve, intesiteti i ndryshimeve klimatike do të bëhet edhe më i shpeshtë. Kryesisht, uraganet do të jenë edhe më shumë të pranishme në Bregun e Paqësorit.