Organizata e Kombet e Bashkuara shprehu shqetësimin se po kryhen krime lufte në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit. Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se duhet të ketë ndëshkim kolektiv për marrjen e pengjeve dhe zhvendosjen e detyrueshme gjatë luftës.
“Ne jemi të shqetësuar se po kryhen krime lufte. Ne jemi të brengosur për ndëshkimin kolektiv të banorëve të Gazës si përgjigje ndaj sulmeve mizore nga Hamasi, të cilat ishin krime lufte, po ashtu”, tha zëdhënësja e Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Ravina Shamdasani.
Ajo tha se i takon një gjykate të pavarur ligjore të thotë nëse janë kryer krime lufte.
Izraeli po bombardon pareshtur Gazën pasi militantët e Hamasit i thyen pengesat kufitare dhe u futën nga Gaza në qytetet e Izraelit jugor. Deri tani 1.400 njerëz, kryesisht civilë kanë mbetur të vrarë, ndërsa 224 janë rrëmbyer.
Nga pala palestineze raportohet për 7.028 të vrarë në Rripin e Gazës, përfshirë 2.913 fëmijë.