Modelja e njohur Kendall Jenner ka folur për problemet me ankthin gjatë intervistave televizive. Por, asnjëherë Kendall nuk kishte bërë një rrëfim që do të trondiste fansat.
Modelja është shprehur se ankthi dhe sulmet e panikut kanë ndikuar negativisht në jetën e saj private.
Madje Kendall ka thënë se kjo është një nga arsyet pse ajo ka frikë të ketë fëmijë.
“Skenari më i keq që mund të mendoj është se do të përkeqësohem gjatë pjesës tjetër të jetës sime. Tani ndihem më keq se më parë, kam frikë se me kalimin e moshës do të përkeqësohemi. Të gjithë mendojnë se jam e famshëme dhe nuk kam probleme”, tha Kendell.