Marrëdhënia mes Giorgia Melonit dhe Andrea Giambrunos ka marrë fund. Ka qenë vetë kryeministrja e Italisë që e ka bërë të ditur një vendim të tillë përmes një postim të gjatë në rrjetet sociale.
“Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati dhjetë vjet, përfundon këtu. E falënderoj për vitet e mrekullueshme që kaluam së bashku, për vështirësitë që kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, që është vajza jonë Ginevra. Rrugët tona kanë ndryshuar shumë kohë më parë dhe ka ardhur koha ta pranojmë.
Unë do të mbroj atë që kemi qenë, do të mbroj miqësinë tonë dhe do të mbroj me çdo kusht një vajzë shtatëvjeçare që dashuron nënën e saj dhe e do babanë e saj, si nuk munda unë ta dua timin. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë për këtë. ps: të gjithë ata që shpresonin të më dobësonin duke më goditur në shtëpi, duhet ta dinë se sado që pika e ujit të shpresojë të dëmtojë gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm ujë”, shkruan Meloni.
Ky njoftim i lideres së partisë ‘Vëllezërit e Italisë’ vjen pas audios së publikuar nga mediat italiane e cila tregonte gazetarin e njohur duke flirtuar me një kolege të tij.