Kudo përflitet se Sara Hoxha dhe Ledri Vula po i japin fund lidhjes. Vetë Sara në një reagim pak ditë më parë i hodhi poshtë aludimet duke thënë se mediat sociale flasin për marrëdhëniet pa i ditur.
Këtë herë ka qenë nëna e Ledrit e cila i ka vendosur pika mbi “i” kësaj historie.
Në Instagram, ajo ka ndarë një video të Poem Blu dhe ka bërë tag edhe Sarën. Ky mund të shihet si një mesazh se gjerat mes çiftit vijojnë normalisht.