Gjykata e Apelit të Janinës ka dhënë “dritë jeshile” për ekstradimin e Laert Haxhiut. Në bazë të vendimit të gjykatës, Haxhiut i lind e drejta për të kërkuar shqyrtim të vendimit.
“Gjykata e Shkallës së Dytë të Janinës vendosi pozitivisht për ekstradimin e Haxhiut. Por Haxhiu ka të drejtë, sipas legjislacionit grek, të kërkojë shqyrtimin e ekstradimit të tij nga Gjykata e Lartë”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Haxhiu po gjykohet në Shqipëri për masakrën e Lushnjës në vitin 2017, ngjarje për të cilën më herët janë dënuar me burgim të përjetshëm bashkëpunëtoret e tij Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi. Laert Haxhiu ndodhet i arrestuar në Greqi ku ka kërkuar azil ndërsa Shqipëria kërkon ekstradimin e tij.