Presidenti i Francës, Emanuel Macron zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë, nga ku iu referua edhe situatës së tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë.
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama, Macron lëshoi një “kërcënim” për qeverinë e Kosovës. Ai tha se nëse Prishtina nuk mban fjalën e dhënë, atëherë Franca do të pezullojë liberalizimin e vizave.
Momentalisht, Macron tha se çështja nga ana e Parisit është lënë pezull.
“E them më shumë qartësi ne ju kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga ana e Francës, sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë, dhe fjala e dhënë nuk po mbahet, pres të angazhohen të dyja palët që të ecin përpara në javët e ardhshme sepse është kushti i paqes në gjithë zonën”, tha Macron.