Dy viktima janë regjistruar nga aksidentet në rrugët e vendit brenda pak orësh. Uran Shehu 37 vjeç humbi jetën pas një aksidenti me makinë në aksin rrugor Kuçovë-Belsh. Ai ishte pasagjer në mjetin që drejtohej nga një 22-vjecar, i cili u përplas me mbrojtësen metalike të rrugës. Nga ky aksident shpëtuan drejtuesi i mjetit dhe një 14-vjeçar që ndodhej në mjet. Pas ekzaminimeve mjekësore shoferi 22-vjeçar u shoqërua në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.
Një aksident tjetër me vdekje është regjistruar në aksin Shkodër-Koplik, ku një i ri ka përplasur një këmbësor 77 vjeç. 24-vjecari nga Gostivari ka qenë duke udhëtuar në këtë aks rreth orës 05:40 të mëngjesit të sotëm kur ka përplasur të moshuarin, i cili nuk mbijetoi dot për shkak të plagëve të marra. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.