Produktet dhe trajtimet e bukurisë që na ofrohen çdo ditë, shpesh përshkruhen si vepra arti të afta të bëjnë mrekulli për të rikthyer gjallërinë e fytyrës si brenda ashtu edhe jashtë. Por në të vërtetë, ne jemi çfarë hamë. Misioni i ushqimit nuk është vetëm të ngazëllejë apo të kënaqë shqisat, por edhe të na japë energji dhe rini të organizmit.
1. Vitamina C
Përfitimet kundër plakjes:
Vitaminës C i thurin shumë lavde kur vjen puna tek roli i saj në sistemin imunitar. Por roli i kësaj vitamine është shumë i çmuar në prodhimin e kolagjenit që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmet e shkaktuara prej diellit.
Ku mund ta gjeni:
Specat (pavarësisht ngjyrës)
Brokoli
Luleshtrydhet
Agrumet si ananasi, limoni, limoni jeshi, portokalli e të tjerë.
Doza e nevojshme:
A e dinit se specat përmbajnë 280 mg vitaminë C ndërsa portokajtë që çmohen kaq shumë kanë vetëm 90 miligramë? Njeriu ka nevojë për të paktën 100 mg vitaminë C në ditë, ndaj për të përfituar këtë dozë duhet të hani dy fruta ose perime të lartpërmendura në ditë.
2. Vitamina E
Përfitimet kundër plakjes:
Vitamina E shërben si mbrojtëse e membranës së qelizave. Ajo ruan hyrjet dhe daljet e çdo gjëje në lëkurë. Kur kombinohet me vitaminën C, vitamina E mbron lëkurën kundër dëmeve të shkaktuara nga rrezet ultra vjollcë.
Ku mund ta gjeni:
Embrioni i grurit (të cilin mund ta shtoni në lëngjet me proteina, tërshërë, bukë, biskota dhe kos)
Arrorët dhe farat (farat e lulediellit, kikirikët, bajamet)
Avokadot
Doza e nevojshme:
Konsumoni një lugë gjelle me embrion gruri, dy feta avokadoje ose një grusht me arra.
3. Beta-Karoteni
Përfitimet kundër plakjes:
Beta-karoteni është thelbësor për shëndetin e lëkurës. Ai transformohet në vitaminë A që është përgjegjëse për riparimin dhe rritjen e qelizave.
Ku mund ta gjeni:
(Perimet dhe frutat me ngjyrë portokalli dhe të gjelbër)
Karrotat
Kungulli
Pjepri
Pazia
Spinaqi
Rukola
Doza e nevojshme:
Ju nevojiten të paktën dy racione në ditë të frutave ose perimeve të lartpërmendura.
4. Omega-3
Përfitimet kundër plakjes:
Omega-3 janë yndyrna të mira e të shëndetshme që e mbajnë lëkurën të ushqyer, ruajnë integritetin e membranës së qelizave, mbajnë toksinat larg dhe mbrojnë kundër dëmeve të shkaktuara nga dielli.
Ku mund ta gjeni:
Farat e bluara të linit
Arrat
Sardelet ose salmoni i egër
Doza e nevojshme:
Konsumoni 90 deri në 150 gramë peshk në javë. Nëse nuk ju pëlqen peshku, atëherë mund të provoni suplementët e Omega-3. Konsultohuni me mjekun përpara se ta bëni këtë, sepse këto suplementë hollojnë gjakun.
5. Uji
Përfitimet kundër plakjes:
Uji mund të mos jetë një vitaminë, por e kemi dëgjuar me mijëra herë rëndësinë e të pirit ujë. Uji është jetësor për shëndetin e lëkurës dhe bukurinë tonë. Sa më shumë ujë të pini, aq më mirë funksionojnë organet, përfshirë atë më të madhin siç është lëkura. Uji hidraton qelizat dhe i jep lëkurës elasticitet, gjallëri, shkëlqim dhe pamje rinore.
Ku mund ta gjeni:
Burime të rëndësishme të ujit përfshijnë:
Shalqini
Ananasi
Manaferrat
Lulelakra
Domatet qershizë
Me këto produkte, përfitimi do të jetë i dyfishtë. Përveç ujit, do të përfitoni edhe beta karoten dhe vitaminë C.
Doza e nevojshme
Debatet mbi sasinë e ujit që duhet konsumuar vazhdojnë, por ne ju rekomandojnë të lini etjen t’ju tregojë sasinë për të cilën keni nevojë.