Pjesa më e madhe e njerëzve e kanë të vështirë ta nisin ditën pa një kafe. Duket sikur kafja shërben më mirë se sa alarmi për të nxjerrë gjumin.
Njerëzit zgjohen çdo mëngjes me aromën dhe shijen e kafesë së nxehtë. Kafeja është një mënyrë e shijshme për të nisur ditën, kështu që nuk është çudi se rreth 400 miliardë filxhanë kafeje konsumohen në mbarë botën çdo vit.
Shumë njerëz pinë kafe pasi mendojnë se do t’i ndihmojë për të humbur peshë. Por, a është kafja mikja apo armikja e një diete?
Redukton dhimbjen pas stërvitjes
Pirja e një filxhani kafeje para se të filloni të ushtroheni, zvogëlon dhimbjen e muskujve gjatë stërvitjes. Me më pak dhimbje gjatë stërvitjes, ju mund të ushtroheni më gjatë dhe më shpesh, duke rritur kaloritë që trupi juaj djeg.
Pengon gjumin e qetë
Për shkak se kafeja është një stimulues, konsumi i tepërt mund t’ju mbajë zgjuar gjatë natës. Studimet tregojnë se kafeja gjithashtu mund të rrisë rezistencën e trupit ndaj leptinës dhe insulinës. Dhe të gjithë këta faktorë mund të pengojnë përpjekjet tuaja për të kontrolluar peshën.
Konsumi i kafesë mund të shtojë nervozizmin
Konsumi i kafesë mund t’i bëjë disa njerëz të ndihen të nervozuar dhe të shqetësuar. Dhe disa studime spekulojnë se kafeja kontribuon në shtimin e peshës thjesht sepse ju mund të hani më shumë kur jeni nervoz.