Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen së martës pranë Venecias në Itali. Një autobus me turistë të kombësive të ndryshme, ra nga një mbikalim dhe shpërtheu në flakë pasi ra në kontakt me energjinë elektrikë në shinat e trenit. Si pasojë e këtij aksidenti tragjik ndërruan jetë 21 persona mes tyre edhe fëmijë dhe adoleshentë. Të plagosur kanë mbetur edhe 12 persona ku 5 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autobusi, i cili u rrëzua nga mbikalimi ishte marrë me qira nga 40 turistë, shumë të huaj, të cilët ndodheshin në kampin Hu në Marghera. Grupi i turistëve gjermanë, francezë, kroatë dhe ukrainas ranë nga një lartësi prej pesëmbëdhjetë metrash nga mbikalimi. Drejtuesi i mjetit, Alberto Rizzotto ishte me kombësi italiane.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani i cili ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe ju ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.