Policia ka marrë në mbrojtje ish-prokuroren e Lushnjës Merita Selimi, emri i së cilës doli nga dëshmia e Artan Tafanit si person i drejtësisë që do ekzekutohej nga grupi i Laert Haxhiut. Në vijim do ketë vendim se si do procedohet. Policia do e shoqëroj kudo ku do të jetë në lëvizje. Policia e Lushnjës, me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit sekuestroi makinën tip ‘GLK’ në përdorim të Klea Gjatës, vajzës që u arrestuar në kuadër të operacionit “Kurrë mos harro”, e cila kisha lidhje me Laert Haxhiun.
Burime nga Policia e Lushnjës bëjnë me dije se makina ishte në emër të nënës së saj, ndërsa është sekuestruar edhe një aparat celular që mund të ndihmoj në zbardhjen e bisedave të saj me Haxhiun nga burgu i Janinës.