Prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu, është marrë në mbrojtje nga institucionet pas dëshmisë së Artan Tafanit.
I penduari i drejtësisë deklaroi se Haxhiu ishte fiksuar të vriste Musabelliun. Kjo e fundit ka në dorë dosjen e Laert Haxhiut për atë që njihet si “masakra e Lushnjes”.
Policia e Shtetit dhe Këshilli i Prokurorisë do të përcaktojnë mbrojtjen për prokuroren dhe familjen e saj.