“Dancing with the stars Albania” do të nisë shumë shpejt sezonin e dytë të transmetimit.
Konkurrentët kanë nisur ndërkohë provat e kërcimit dhe do të shohim vipa disa prej të cilëve i kanë munguar ekranit.
Teksa foli për DWTS, Donald Veshaj tregoi se për kë bën tifo dhe jo, nuk është Bora Zemani. Ai tha se do të jetë “Team Fifi”, pra do të mbështesë këngëtaren Fifi.
“Unë një gjë di të them, që unë o të jem tifoz me Fifin në këtë ‘Dancing With The Stars’. Sepse, sikurse Fifi më ka mbështetur mua në kohën që kam pasur nevojë. Unë jam ‘team Fifi’. Të dua dhe jam me ty”, tha Donaldi.