Stina e vjeshtës është periudha ideale për të rënë nga pesha, pasi konsiderohet si “një fillim i ri”. Hapi i parë drejt humbjes së peshës së akumuluar gjatë vitit është vendosja e objektivave.
Ju duhet të caktoni disa rregulla strikte për t’i ndjekur në mënyrë që t’i thoni “lamtumirë” kileve të tepërta.
Ushqimet e shëndetshme
Duke nisur që tani, njeriu duhet të përqendrohet më shumë në ushqyerjen e shëndetshme. Këtu përfshihen karbohidratet e shëndetshme, yndyrnat e shëndetshme dhe proteina.
Kujdes me gabimet në të ushqyer. Duhet të tregoheni të kujdesshëm sepse ushqyerja e shëndetshme ndryshon nga dietat kufizuese.
Aktiviteti fizik
Aktiviteti fizik ditor është një mënyrë shumë e mirë për të përmbushur misionin e rënies në peshë. Ecni mbi 10,000 hapa në ditë, nisni aerobinë apo palestrën dhe lëvizni sa më shumë.
Motivohuni
Motivimi për rënien në peshë duhet të vijë së brendshmi, në të kundërt nuk do të arrini kurrë të humbisni kilogramët e tepërt.
Vendosni objektiva realiste
Objektivat që duhet të vendosni duhet të jenë të arritshme dhe realiste. Sa më realiste të jenë, aq më të realizueshme bëhen. Mos kërkoni të humbisni peshë menjëherë.