Klered Bozhanaj, personi që plagosi me armë zjarri efektivin e forcave ‘Shqiponja’ Edlir Alleshi është pyetur sërish nga grupi hetimor. Deklarimet e tij për policinë kanë ngritur edhe më shumë dyshimet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Teksa është pyetur për rrethanat dhe motivin e ngjarjes, ai ka thënë “Jam komandant i Pentagonit”.
Ngjarja është referuar në prokurori për vrasje e punonjësit të policisë e mbetur në tentativë. Një grup efektivësh që e mbanin nën vëzhgim banesën, ndërhynë sapo Bozhanaj ishte duke u veshur.
Armën tip pistoletë e kishte me fishekë në gojë. Policia është në pritje edhe të përgjigjes së mjeko-ligjorëve për gjendjen mendore të 42-vjeçarit Klered Bozhanaj. Efektivi i forcave ‘Shqiponja’ Edlir Alleshi mori plumb në bark dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.