Shpesh na ndodh të kemi probleme me gjumin e të mos flemë dot për orë të tëra. Mëngjeset e përgjumura nuk janë një gjë e mirë sidomos për përqendrimin në punë.
Ka disa ushqime të cilat do t’iu ndihmojnë të flini më lehtë kur shtriheni në shtrat.
Fiqtë – përmbajnë një përzierje të koncentruar të kaliumit, magnezit, kalciumit dhe hekurit, të cilat mund të ndihmojnë në rrjedhën e gjakut dhe tkurrjen e muskujve. Këta janë faktorë të rëndësishëm kur bëhet fjalë për të fjetur, pasi kjo do të rrisë kohën dhe cilësinë e gjumit.
Bajame – janë një burim i melatoninës, një hormon që ndihmon në rregullimin e ciklit tuaj gjumë-zgjim. Ngrënia e disa bajameve mund të sigurojë gjithashtu 19% të nevojave tuaja ditore për magnez. Kjo është treguar se redukton stresin dhe ndihmon me pagjumësinë.
Mjaltë –përmban glukozë, e cila mund të ndihmojë në kthimin e niveleve të oreksinës, një neurotransmetues në tru që ju bën më vigjilent.
Kivi – plot me vitamina C dhe K, kivit janë një nga ushqimet më të mira për t’u ngrënë para gjumit. Një studim zbuloi se të rriturit që konsumonin dy kivi një orë para se të flinin, ranë në gjumë 45% më shpejt dhe flinin 13% më shumë se ata që nuk e bënin.
Peshku i yndyrshëm – salmoni, toni, trofta dhe skumbri kanë një sasi të lartë të vitaminës D dhe acideve yndyrore omega-3. Ky kombinim i fuqishëm është treguar se rrit prodhimin e serotoninës, e cila është një kimikat që është përgjegjës për stimulimin e pjesëve të trurit që kontrollojnë gjumin dhe zgjimin.
Oriz i bardhë – edhe pse përmban më pak lëndë ushqyese se orizi kafe, orizi i bardhë është i pasur me karbohidrate dhe ka një indeks të lartë glicemik, i cili ka treguar se rezulton në një kohëzgjatje më të gjatë të gjumit.