Këngëtarja Egli Tako gjatë një interviste zbuloi shumë plane për karrierën e saj. Ajo u pyet edhe për lidhjen e saj shumë vjeçare me Olsi Bylykun.
E pyetur nëse e merr malli ndonjëherë për ish-të dashurin, Egli tha se është normale të të marrë malli për disa momente.
“Është normale. Ka pasur momente të caktuara që ndihet mungesa. Ka qenë një lidhje e gjatë kështu që ka momente që ndjen edhe mall, por jam okej”, tha ajo.