Në stadiumin “Fadil Vokrri” mbrëmë u zhvillua ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës e vlefshme për kualifikim në “Euro 2024”, e cila përfundoi në rezultatin 2-2. Në tribunë, tifozët Dardanë kishin përgatitur një koreografi për të nderuar lojtarët e Kosovës, policët, ushtarët dhe mjekët.
Ndërsa në krye të banerit gjigant ishte vendosur ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora me shallin me flamurin e Kosovës, pamje nga klipi i famshëm “Shine Ya Light”.
E mesa duket një nderim i till i ka rënë në sy edhe vet këngëtares së hiteve ndërkombëtare, e cila i rishpërndau pamjet për 16 milionë ndjekësit e saj në Instagram. Në postimin e shpërndarë ajo shkuan:
‘Të dua Kosovë, vendi im i preferuar në të gjithë botën’