Një shtetas grek, i cili u plagos me thikë nga një shqiptar ditën e djeshme në Greqi ndodhet në gjende të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në sheshin qendror të Spartës pasditen e së shtunës dhe për shkak të plagëve të rënda që ka marrë, ai është dërguar në Athinë.
Arsyet mbeten ende të panjohura, por sipas medieve greke, sherri ka të bëjë me prishjen e pazareve të drogës. Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur kur viktima ka debatuar me sulmuesin me origjinë shqiptare dhe ai ka nxjerrë një thikë me të cilën e ka goditur vazhdimisht duke e plagosur rëndë, shkruan protothema. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët kanë vënë në pranga shqiptarin dhe e kanë sjellë në Sigurim.
Viktima u dërgua me autoambulancë në spitalin e Spartës, ku u gjykua e nevojshme transferimi i tij në Athinë. Ndaj shqiptarit është ngritur një dosje për vrasje të mbetur në tentativë dhe shkelje të ligjit për armët, ndërsa po shqyrtohet mundësia që autori dhe viktima të kenë përdorur drogë.