Një dasmë është kthyer në tragjedi në Sarandë. Një 35-vjeçare humbi jetën në një aksident rrugor në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ndodhi në aksin Krane-Qafë Botë në hyrje të Konispolit.
35-vjecarja Adriana Prendi dhe bashkëshorti i saj po ktheheshin nga dasma e vëllait të 35-vjeçares ndërsa makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga e për pasojë Prendi humbi jetën. Ndërkohë edhe bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë në spital.