Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka zbardhur listën me emrat e lojtarëve që do të luajnë në dy ndeshjet me Poloninë dhe Çekinë, për kualifikueset EURO 2024.
Sylvinho ka bërë ndryshime në listë, ku dy risitë kryesore janë emrat e sulmuesve Arbnor Muja dhe Mirlind Daku, të cilët ftohen për herë të parë me kuqezinjtë.
Në mesfushë ka dy rikthime me Klaus Gjasulën dhe Odise Roshin që janë ftuar për dy sfidat e shtatorit, ndërsa në mbrojtje vjen Arlind Ajeti. Listët do t’i mungojë mesfushori Armir Abrashi.
Kombëtarja do të nisë zyrtarisht përgatitjet ditën e hënë, datë 4 shtator, me kuqezinjtë që do të grumbullohen në Tiranë. Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Republikës Çeke më 7 shtator dhe tre ditë më pas, më 10 shtator, do të presë Poloninë në stadiumin “Air Albania”.