Këngëtarja shqiptare Rita Ora u është përgjigjur sërish kritikëve të cilët “e kryqëzuan” pasi u shfaq me flamurin serb të hedhur pas krahëve, gjatë një koncerti në Hungari.
Në profilin e saj në Instagram, Rita ka ndarë një video ku Mbreti Charles flet për ikonat nga Shqipëria duke përmendur Nënë Terezën dhe Rita Orën.
Kjo është një përgjigje për të gjithë zërat kritikë që dyshuan se Rita e kishte marrë pa vetëdije flamurin serb nga fansi.