Një grua “që nuk mund të ndalojë se martuari” së fundmi ka mbetur e shkatërruar pasi i fejuari i dymbëdhjetë e anuloi dasmën e tyre.
Monette Dias, 52 vjeçe, është martuar 11 herë, por asnjëra prej martesave nuk funksionoi.
Dizajnerja e brendshme, nga SHBA, u shfaq në TLC’s Addicted to Marriage, ku shpresonte të gjente një bashkëshort të 12-të dhe të fundit. Megjithatë, për fat të keq nuk funksionoi për Monette.
Pas një debati me të fejuarin e saj John, ajo zbuloi në emision: “Është vërtet e dhimbshme për mua të kem një tjetër dështim, sidomos në këtë marrëdhënie ku u përpoqa shumë”.
Motra e saj, Marcie, pranon se nuk ishte e shqetësuar kur motra e saj u martua dy ose tre herët e para.Megjithatë, pasi ajo u martua njëmbëdhjetë herë, motra shqetësohet se Monette nuk do ta takojë kurrë personin e duhur.
Vetë Marcie është martuar një herë dhe ka 38 vite me partnerin e saj.