Gjykata e Apelit la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-anëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj, i cili u arrestua në Tiranë në fund të muajit korrik.
Goxhaj ka thënë në dëshminë e tij para togave të zeza se nuk ka kryer asnjë krim, veçse i ka shërbyer me zemër Kosovës. Ai shtoi se e gjitha po bëhet për hatër të Serbisë.
“Nuk kam kryer asnjë krim. I kam shërbyer me mendje e zemër vendit tim dhe Kosovës. Çfarë kam bërë që të arrestohem për hatër të Serbisë?”, tha ai.
Ndërsa avokati i tij, Bashkim Nikolla, e ka konsideruar kërkesën për ekstradim, tërësisht politike. “Kërkesa për ekstradim është tërësisht politike dhe për t’u bërë qejfin Serbisë. Bie ndesh me Kushtetutën dhe konventat”, shtoi ai.