Ministria e Mbrojtjes së Izraelit njoftoi se ka arritur marrëveshje për shitjen e një sistemi të sofistikuar të mbrojtjes raketore në Gjermani për 3.5 miliardë dollarë.
Megjithëse Izraeli ka pasur prej kohësh lidhje të ngushta ekonomike dhe ushtarake me vendet e Evropës Perëndimore, marrëveshja me Gjermaninë mund të tërheqë vëmendjen e Rusisë, me të cilën Izraeli ka mbajtur marrëdhënie pune gjatë gjithë luftës kundër Ukrainës.
Izraeli ka refuzuar vazhdimisht kërkesat për t’i shitur armë Ukrainës nga frika e antagonizimit të Rusisë.
Gjermania do të blejë sistemin e avancuar të mbrojtjes të shpikur Arrow 3, i cili është krijuar për të kapur raketat balistike me rreze të gjatë. Marrëveshja kërkonte miratimin nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së, sepse sistemi u zhvillua bashkërisht nga të dy vendet.
“Miratimi amerikan shënon një moment historik në marrëdhëniet strategjike midis Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara”, tha në një deklaratë zyrtari izraelit i mbrojtjes Daniel Gold. “Programi i përbashkët me SHBA-në për sistemin e avancuar të mbrojtjes Arrow 3 forcon mbrojtjen tonë kombëtare”, duke shtuar se do të zgjerojë aftësinë mbrojtëse të Gemrnya”, vijoi ai.