Koncerti “Utopia” i Travis Scott në Circus Maximus të Romës u bë tituj në të gjitha mediat e huaja. Pas rikthimit në skenë, Scott vendosi të marrë në koncertin e tij vetëm reperin Kanye West.
Por, gjatë koncertit pati një kaos mes fansave të pranishëm. Dikush nga turma e tyre spërkati me sprej djegës disa persona. Të paktën 60 u lënduan teksa turma tentonte t’i shpëtonte ‘keqbërësit’.
Një 14-vjeçar u rrëzua nga muri në përpjekje për të parë live dhe falas koncertin.
Drejtori i Koloseumit ka bërë thirrje për ndalimin e shfaqjeve pasi kaosi i turmës së Scott ngjalli frikë nga vendasit. “Circus Maximus është një monument. Nuk është një stadium, as një sallë koncertesh,” tha ai.