Megi Pojani dhe Endri Çekiçi janë në një lidhje prej kohësh. Edhe pse dyshja nuk e ka pranuar publikisht lidhjen, kanë qenë fansat ata që i nxorrën zbuluar duke i fotografuar teksa ecnin të dy në rrugë.
Megi ndodhet me pushime me familjen e saj dhe duket se nuk e ka harruar as Endrin. Së fundmi, motra e madhe, Marsi, ka ndarë në InstaStory disa foto ku Megi shfaqet duke ndjekur ndeshjen e partnerit të saj.
Çekiçi luan me skuadrën e “Konyaspor” dhe Megi nuk e ka humbur ndeshjen edhe pse me pushime.