Megan Fox do të vijë si një poete, me librin e saj me poezi. Përmbledhja e poezive nga aktorja e titulluar “Pretty Boys are Poisonous”, pritet të dalë në nëntor. Gallery Books, një divizion i Simon & Schuster, do ta botojë librin.
Sipas përmbledhjes zyrtare, Fox u tregon fansave humorin e saj përmes një përmbledhje poezish. Gjatë rrjedhës së mbi 80 poezive, Fox kronizon të gjitha mënyrat se si ne përshtatemi në formën e atyre që duam, edhe nëse kjo do të thotë të humbasim veten.
Në një deklaratë, Fox tha: “Këto poezi u shkruan në një përpjekje për të hequr sëmundjen që kishte zënë rrënjë tek unë për shkak të heshtjes sime. Unë e kam kaluar gjithë jetën time duke ruajtur sekretet e njerëzve, trupi im dhemb nga bartja e peshës së mëkateve të tyre.
Liria ime jeton në këto faqe dhe shpresoj që fjalët e mia mund të frymëzojnë të tjerët që të marrin lumturinë dhe identitetin e tyre duke përdorur zërin e tyre për të ndriçuar atë që është varrosur, por jo e harruar, në errësirë.”
Në të kaluarën, Fox ka qenë në të paktën dy marrëdhënie publike. Ajo ishte e martuar me yllin e “Beverly Hills, 90210”, Brian Austin Green nga viti 2010 deri në 2021, dhe dyshja kanë tre djem.
Kohët e fundit, Fox ka qenë në një marrëdhënie me këngëtarin Machine Gun Kelly, të cilën e bënë publike në vitin 2020.