Natalie Portman dhe Benjamin Millepied i kanë ndarë rrugët, duke i dhënë fund martesës së tyre 11-vjeçare. Sipas mediave, thuhet se divorci ka ardhur pasi Benjamin-i e tradhtoi aktoren me aktivisten Camille Etienne.
Në daljen e fundit, Portman nuk e kishte unazën e saj të martesës. Disa muaj më parë, burime të shumta pohuan se çifti ishin ndarë që vitin e kaluar, por sërish ia dolën që ta rregullonin marrëdhënien. Si duket, ndarja e tanishme është përfundimtare.