Gjykata e Janinës vendosi të mos pranojë kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Laert Haxhisë.
Haxhia do të qëndrojë në burg vetëm për dy vepra penale: largim nga vendi i aksidentit dhe prishje e qetësisë publike. Pritet që Prokuroria e Janinës të apelojë vendimin dhe të kërkojë ekstradimin e tij.
Laert Haxhia u arrestua në Greqi, i akuzuar për masakrën e vitit 2017 ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.