Kanë dalë për herë të parë fotot e dasmës së Rita Orës dhe regjisorit Taika Waititi, dasmë që sipas tyre u organizua në vetëm dy javë. Sipas këngëtares me origjinë shqiptare, në dasmën e saj ishin vetëm 8 persona, familja dhe miqtë e ngushtë si dhe në ‘Zoom’ (aplikacion) ishin dy prindërit e regjisorit të cilët e panë dasmën online. E gjithë ceremonia ishte shumë larg syve të publikut por deri më sot në një vjetorin e martesës së tyre nuk ishte parë asnjë foto e tyre bashkë, si nuse dhe dhëndër.
“Më pëlqen që tani mund të ndajmë atë që ka ndodhur në të vërtetë dhe ta bëjmë atë në një vjetorin tonë të martesës”, u shpreh Rita Ora.