Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e sotme në banesën e shtetasit F.T., në fshatin Rëmenj. Policia ka njoftuar se si pasojë e shpërthimit të bombolës është plagosur fqinji me inicialet B.K., pasi ky i fundit ndërhyri për të ndihmuar dhe për të fikur zjarrin.
I plagosuri ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësor ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.