Policia e Durrësit ka vënë në pranga N.Xh., 49 vjeç dhe D.K., 48 vjeç pasi kanë mbajtur peng për rreth 45 minuta katër shtetas kosovarë. Ata u mbajtën peng në grazhdin e banesës së 48-vjeçarit D.K.
Policia ka sqaruar se katër shtetasit kosovarë kishin marrë me qira banesën e 48-vjeçarit D.K. por nuk kishin kryer pagesën për ditët e qëndrimit. Në këto kushte 48-vjeçari së bashku me mikun e tij N.Xh., 49 vjeç i kanë mbajtur peng.
Mbi të arrestuarit rëndon akuza e ‘heqjes së lirisë’.