Parkingu i një pallati në zonën e Unazës së Re në Tiranë, është përfshirë nga flakët dhe dyshohet se për pasojë, janë djegur disa mjete.
Dyshimet e para tregojnë për zjarrvënie të qëllimshme. Mendohet se një person që vuan nga shëndeti mendor, i ka vënë fillimisht flakën makinës së tij, duke djegur edhe makinën që gjendej afër saj.
Në vendngjarje kanë shkuar katër zjarrfikëse dhe 20 zjarrfikës, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve.
Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale, ndërkohë po punohet për sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes.