Vendi ynë radhitet ndër shtetet që kanë humbur më shumë popullsi pas viteve ’90, kohë që përkon me fillimin e ndryshimeve rrënjësore politike, ekonomike e demografike.
Në ditën e popullsisë, Eurostat ka bërë publike të dhëna për ecurinë e popullsisë së shteteve të Evropës.
Nëse e krahasojmë vendin tonë sot me vitin 1990, popullsia është reduktuar me 15.1%, konkretisht sot janë 2,761,785 banorë, nga 3,254,541 që ishin përpara se të fillonte cikli i emigracionit dhe plakja graduale e popullsisë.
Me këto ritme, Shqipëria zë vendin e pestë në Evropë për ritmet e reduktimit të banorëve.
Vendin e parë në Evropë e zë Bullgaria, pas saj vjen Bosnjë Hercegovina dhe Kroacia.