Është rrëzuar qeveria holandeze. BBC shkruan se kjo ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjes midis partive të koalicionit lidhur me krizën e emigrantëve.
Palët nuk arritën në një marrëveshje në bisedimet e krizës, të kryesuara nga kryeministri Mark Rutte. Rutte synonte të kufizonte kërkesat e azilkërkuesve për të sjellë familjet e tyre në Holandë, por planet e tij kanë zemëruar dy nga katër partitë në koalicionin qeverisës të konservatorëve dhe liberalëve.
Ndërkohë zgjedhjet e reja mund të mbahen në vjeshtë.